Shop

Press On Nail Tips Short Oval 500 cope

1,400.00 ALL

Laloo Cosmetics – Gjithmonë përpara me inovacion!

Laloo Cosmetics nuk mjaftohet me teknikat ekzistuese në botën e artit të thonjve. Ajo ndjek trendet, qëndron gjithmonë e përditësuar dhe vazhdimisht sjell risi, duke ofruar zgjidhje alternative për gruan moderne që dëshiron të jetë gjithmonë në stil dhe e kuruar.


Revolucioni i ri në botën e tipsave: “Press On Nails”!

Një qasje ndryshe nga ç’keni njohur deri më sot – Press On Nails janë tipsa që vendosen mbi gjithë sipërfaqen e thoit duke përdorur Nail Glue Stickers të posaçme për Press On, dhe janë të gatshme e të lyer në ngjyrën dhe dizajnin e zgjedhur nga klientja, pasi të jenë marrë masat përkatëse.

Kjo teknikë është trendi më i fundit mes nail artistëve në pasarela mode, fotosesione dhe për klientet që kërkojnë një pamje spektakolare, të shpejtë dhe jo të përhershme. Ato mund të hiqen lehtësisht nga vetë klientja, pa dëmtuar pllakën natyrale të thoit.


Çdo set përmban 500 copa në ngjyrë transparente.

Format e disponueshme:

  • Short Oval

  • Long Oval

  • Short Almond

  • Long Almond

5 in stock

Shto te preferencat
Shto te preferencat

Pershkrimi

METODA E APLIKIMIT
  1. Matet pllaka e thoit për të zgjedhur madhësinë e duhur për secilin thua.
  2. Lyejmë tipset Press On me ngjyrën e zgjedhur nga klientja.
  3. Hiqet filmi mbrojtës nga ngjitësi (sticker-i).
  4. Zgjedhim numrin e saktë të sticker-it për secilin thua.
  5. Dehidratojmë sipërfaqen e thoit me aceton të pastër.
  6. Vendosim sticker-in në thua dhe heqim shiritin mbrojtës nga sipërfaqja e tij.
  7. Aplikojmë tipin përkatës në secilin thua dhe shtypim lehtë për 5 minuta për ngjitje të qëndrueshme.