Kujdesi për Furçën e Akrelikut
Furçat për akrelik kërkojnë kujdes të veçantë, si para ashtu edhe pas përdorimit, për t’i mbrojtur dhe për t’iu zgjatur jetën për shumë vite.
Para përdorimit të parë, është shumë e rëndësishme të hiqet ngjitësi mbrojtës nga qimet e furçës. Këtë mund ta bëni duke lëvizur butësisht furçën djathtas dhe majtas, ashtu si kur fshini pluhurin.
Pas çdo përdorimi, furça duhet të pastrohet menjëherë në një sasi të pastër të lëngut akrelik (monomer), për të larguar mbetjet dhe për të shmangur tharjen ose dëmtimin e qimeve.